Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokohet çokokrem me salmonelë/ Import nga Gjermania, AKU: Asgjesohen mbi 18 kilogramë, janë shitur mbi 8 kilogramë

schedule11:42 - 20 Prill, 2026

schedule 11:42 - 20 Prill, 2026

Nëse keni blerë krem lajthie me kakao ‘nudossi hazelnuss nougat crème’ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit iu bën thirrje ta ktheni në pikën ku e keni marrë. Shqipëria sipas AKU është njoftuar nga  sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin se  në  këtë product me origjinë nga Gjermania është gjetur  salmonelë  një  bakter që rrezikon shëndetin e njeriut.  Ai shkakton  diarre, ethe dhe  dhembje barku.

Kremi i lajthisë ‘nudossi hazelnuss nougat crème’ me paketim 300 gram mban datën e skadencës 18. 9. 2026 dhe 26. 8. 2026. Në vendin tonë kompania “Lengo Group” sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka importuar për të dy lotet  27 kilogram të këtij produkti.

Nga verifikimet e kryera pas sinjalizimit nga  autoritetet  europiane inspektorët e AKU kanë bllokuar   rreth 18.3 kg  të tij, përkatësisht  15 kuti me datën e parë të skandencë dhe 46  kuti me datën e dytë.



Produkti i  bllokuar do të asgjësohet. Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se  8.7 kg e këtij kremi lajthie me kakao është blerë nga konsumtarët. Subjekti ka njoftuar  dyqanet që e tregtojnë.   Ndërkohë që nëse e keni blerë mos e konsumoni, por kthejeni në  pikën e tregtimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!