Një rrugëtim që nis nga Shqipëria dhe arrin në një nga qendrat më të avancuara të mjekësisë në Europë. Egesta Lopçi është mjekja shqiptare me origjinë nga Shkodra, që pas formimit bazë në qytetin e saj të lindjes, vendosi të largohej për arsye studimi në Itali, aty ku tashmë po korr sukses ndërkombëtar. Sot ajo është shkencëtare në mjekësinë bërthamore. Edhe pse para shumë vitesh, të studiuarit jashtë i dukej një ëndërr e paprekëshme.
“Para 29 vitesh ka pasur një diferencë të formimit kulturorë në krahasim me Europën, sepse sapo kishim dal nga diktatura. E shihnim Italinë në një mënyrë si Amerika, më afër për mundësit si në aspektin profesional dhe akademik ishin të shumta”.
Fillimin e kujton si një kohë sfidash, por edhe shprese. Rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë. Ajo është përballur me paragjykime dhe barriera të shumta.
“Vështirësitë janë, sepse si studente që isha nuk ishte e lehtë për të aplikuar për bursa studimi, duhet të përballosh paragjykimet, tani nuk janë më, por më parë nuk ka qenë e lehtë. Jam edhe myslimane, duhet ti shtohet edhe ky diskriminin, paragjykim tjetër. Dhe të qenurit grua është një tjetër element diskriminimi, si studente e huaj myslimane puna është 2-3 fish më e madhe”.
Zgjedhja e degës së mjekësëisë nuk ka qenë rastësore për Ergestën, pasi vinte nga një familje me të dy prindërit mjekë. Megjithatë, përkushtimi dhe pasioni për shkencën e ndihmuan të ecë përpara dhe të ndërtojë një emër në arenën ndërkombëtare:
“E konsideroj veten pak me fat për aspektin profesional, sepse zgjedhja e degës hulumtimet shkencore të jep pak autonomi. Kjo ka bërë të lë paragjykimet në një anë, paragjykimet janë njerëzore si nga pamja, origjina apo besimi. Është diçka natyrale. Por dega e studimeve më ka dhënë atë pavarësinë që të njihem në nivel ndërkombëtarë”.
Shkencëtare Egesta, jo vetëm që është një profesioniste e suksesshme, por, prej vitesh i është besuar drejtimi i njësisë shkencore në spitalin Humanitas Milano, një nga spitalet më prestigjoze në Europë. Në punë ajo tregon se ka pasur fatin të ndaj eksperienca profesionale edhe me shumë mjekë shqiptarë, për të cilët flet me shumë krenari për arritjet e tyre profesionale.
“Në eksperiencën time kam pasur mundësi të kem koleg nga shqipëria për stazhe në institucionin ku unë punoj. Stazhe specifike mbi degën e mjekësisë bërthamore, mbi terapitë që ne japim.. kam gjetur koleg me një formim profesional dhe kulturor shumë të gjërë që nuk u lejn asgjë mangët nga ata jashtë shtetit”….
Për të, mjekësia mbetet më shumë se një profesion. E vlerësuar më dhjetëra çmime ndërkombëtare në publikime të ndryshme shkencore, ajo shpreh mirënjohjen e saj për mbështetjen e pamasë të shqiptarëve.
“Puna e mjekut është një mision. Studimet bëhen jashtë orarit punës, dhe këto nuk bëhen nëse nuk ke pasionin. Por, këto bëhen patjetër kur ke edhe mbështetjen e përkrahjen, ndryshe vetëm nuk e arrin objektivin”.
Dhe pse, suksesi i saj është ndërtuar jashtë vendit, sytë mbeten nga Shqipëria dhe e ardhmja e bashkëpunimit.
“Për momentin nuk më është dhënë mundësia, se duhet edhe një ftesë zyrtare, ky samit mund të jetë një mundësi shumë e mirë për të hapur dritare bashkëpunimi”./abcnews.al


