Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthimi i Ibrahimovic te Milani, çfarë elozhesh nga Capello

schedule21:12 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 21:12 - 28 Dhjetor, 2019

Milan zyrtarizoi ditën e djeshme afrimin e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic. Të shumta ishin reagimet pas njoftimit të bërë nga klubi kuqezi, ku dhe ish-trajneri i Italisë, Fabio Capello, dha opinionin e tij për rikthimin e Ibras.

“Mendoj se afrimi i Ibrës është një blerje e mirë për Milanin. Ai është një lojtar me karakter, i cili futet në fushën e lojës vetëm për të fituar. Kjo është dhe një motivim më shumë për lojtarët e tjerë,” tregon Capello për emisionin ‘Dribbling’.

“Suedezi nuk ka luajtur për disa muaj, por ai e rigjen shumë shpejt formën e tij. Mund të them se Ibra ka më shumë kualitete se çdo lojtar tjetër i Milanit. Ai ka dhe një cilësi të shkëlqyer pasi çdo lojtar që luan krah tij rritet. Do të jetë një ndihmë e madhe për kuqezinjtë për të arritur Championsin,” mbyll ish-trajneri italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!