Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Strakosha fiton “derbin”, Balliu Europën/ Confernce League, AEK fiton 3-1, por në gjysmëfinale shkon Rayo

schedule13:16 - 17 Prill, 2026

schedule 13:16 - 17 Prill, 2026

Thomas Strakosha fitoi derbin e shqiptareve në Conference League kundër Ivan Balliut, ndërsa portieri I kombëtares kuqezi ishte protagonist në një prej sfidave më emocionuese te turneut.

Pas humbjes 3-0 në sfidën e vajtjes çerekfinale, AEK Athinë flirtoi me përmbysjen e madhe kundër Rayo Vallecano, por në fund duhet të pranonte eliminimin.

Suksesi 3-1 në shtëpi, nuk mjaftoi, pavarësisht se grekët bënë një ndeshje të madhe duke kryesuar deri 3-0.



Zini dhe Razvan Marin me 11 metërsh vendosën fatin e pjesës së parë, ndërsa pas pushimit Zini shënoi edhe golin e tretë për të barazuar rezultatin e përgjithshëm. Por shpresat e AEK u shuan në minutën e 60-të, kur Isi Palazon shënoi golin e kualifikimit për Rayo Vallecano. Ashtu si në ndeshjen e parë, Ivan Balliu festoi suksesin nga pankina, ndërsa në gjysmëfinalet e Conference League, spanjollët do të përballen me Strasbourg.

Skuadra franceze tejkaloi të gjitha parashikimet, duke përmbysur Mainz pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë.

Në shtëpinë e tij, Strasbourg dominoi duke shënuar dy gola në pjesën e parë me Nanasi dhe Outara.

Në të dytën, vendasit gabuan një 11 metërsh, por gjithsesi shënuan edhe dy rrjeta të tjera me Encizo dhe Emegha, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e turneut.

Përballja tjetër do të diskutohet mes Shakhtar Donjeck dhe Crystal Palace.

Pas fitores 3-0 në sfidën e vajtjes, ukrainasit u mjaftuan me barazimin 2-2 kundër AZ Alkmaar.

Ndërkohë, që Crystal Palace u mjaftua me humbjen 2-1 në fushën e Fiorentinës, por anglezët kishin kualifikimin në xhep pasi kishin fituar 3-0 sfidën e vajtjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!