Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Strakosha, “numri 1” në Europë/ Portieri kuqezi, me më shumë ndeshje pa gol në kontinent

schedule12:41 - 18 Maj, 2026

schedule 12:41 - 18 Maj, 2026

Nuk është se kanë mbetur shumë fjalë për ta lavdëruar. Tomas Strakosha përfundoi një nga sezonet më të mirë të karrierës, dhe shkëlqimi I tij jo vetëm ndihmoi ekipin, AEK të Athinës, që të shpallej kampion, por edhe I dha një çmim jozyrtar individual.

Portieri I kombëtares shqiptare e mbylli edicionin si gardiani që e ruajti më shumë herë se gjithë të tjerët në Europë rrjetën e tij të paprekur. Në 2025-2026, Strakosha luajti 46 ndeshje gjithsej për AEK-un dhe kombëtaren, nga të cilat 23 herë nuk pësoi gol.

Kjo do të thotë gjysma, dhe nuk është aspak arritje e vogël, edhe pse meritë të madhe kanë edhe ekipet. Ai la pas portierin e Arsenalit, Raja, me 21 ndeshje pa gol, francezin Zhan Bytez të Komos në Serinë A me 18, po aq sa Jan Zomer I Interit, si dhe numrin 1 të Romës, Svilar.



Në moshën 31-vjeçare, padyshim që ai ka arritur kulmin e pjekurisë që për një njeri që mbron shtyllat vjen gjithmonë më vonë se për një futbollist të një roli tjetër. Jo më kot, gardiani kuqezi priti tri penallti këtë edicion të kampionatit grek, duke ndihmuar shumë AEK-un që të shpallej kampion.

Për këtë, u krahasua me babain e tij, Foto Strakoshën, që vendosi rekordin e ligës helene me katër 11-metërsha të ndaluara në një stinor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!