Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Diaspora, Mëngjesi i Vëllazërisë/ Harmonia Fetare në Shqipëri, shembull për Botën

schedule13:46 - 15 Prill, 2026

schedule 13:46 - 15 Prill, 2026

Besimi në Zot bashkon shqiptarët. Dita e fundit të Samitit të Diasporës në Tiranë, filloi me Mëngjesin e Vëllazërisë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama dhe krerëve të klerit në Shqipëri dhe Diasporë në një bashkim lutjesh për shqiptarët e Shqipërinë.

Në panelin e dedikuar, Trashëgimia e së Shenjtës, me klerikë dhe teologë, të besimeve të ndryshme, njëzëri ishte mendimi se harmonia fetare shqiptare është shembull për botën në këto kohë të vështira krizash e konfliktesh.

Studiuesi shqiptar në Gjermani, Besnik Sinani tha se prioritet për gjithë shqiptarët është integrimi në BE, por kujtoi se integrimi nuk është vetëm politik, por edhe fetar.



“Integrimi europian nuk është vetëm politik. Integrimi shtrihet në shumë dimensione. Edhe në atë fetar. Institucionet fetare në Europë vijojnë vetëm integrohen. Duhet të ndodhë edhe në Shqipëri. Ju kërkoj të thërrisni klerikë nga jashtë për tju ndihmuar në proces. Jam edhe unë vetë i gatshëm të kontribuoj” tha ai.

Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Hafiz Mesah Alija po ashtu shtoi se sfidë e shqiptarëve besimtarë sot është modernizmi. Në kohë bashkëkohore, shqiptarët me orientim perëndimore duhet të përshtaten.

“Kemi sfida bashkëkohore, flas për fenë time islame. Ne jemi bashkëkohorë, dhe duhet të përshtatemi. Kuranin vërtet nuk e ndryshojmë dot, por interpretimin po, duhet, sepse jetojmë në kohëra bashkëkohore, jo pas” u shpreh ai.

Kurse Imam Dr. Rifat Alili nga SHBA, i kërkoi shtetit shqiptar të kontriubojë më shumë tek komunitetet fetare në diasporë, kryesisht arsim.

“Unë besoj se shteti mund të bëjë më shumë në komunitetet fetare në diasporë, me kombësi shqiptare. Për gjuhën shqipe, për arsimimin. Se sa mundësi ka, komunitetet fetare në diasporë janë të konsoliduara dhe ndihma është po ashtu një vlerë për të na mbajtur të bashkuar”, tha ai.

Edhe ky Samit i Diasporës, tregoi se shqiptarët pavarësisht të cilët feje i përkasin, mbeten kombi unik ku feja nuk përçan, por bashkëjetesa fetare vetëm bashkon në unitet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!