Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Hezbollahu lëshon rreth 20 raketa drejt Izraelit, aktivizohen alarmet e emergjencës

schedule09:01 - 15 Prill, 2026

schedule 09:01 - 15 Prill, 2026

Alarmet e emergjencës janë aktivizuar në veri të Izraelit, në rajonin e Galilesë, pasi grupi militant Hezbollahu ka lëshuar një breshëri prej rreth 20 raketash nga Libani.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, të paktën shtatë deri në tetë raketa janë interceptuar nga sistemet mbrojtëse ajrore izraelite, ndërsa disa të tjera kanë rënë në zona të hapura, në përputhje me protokollet e sigurisë.

Deri në këto momente, nuk raportohet për viktima apo të lënduar.



Ndërkohë, Press TV konfirmoi sulmin, duke e cilësuar atë si një “operacion të ri hakmarrës” nga Hezbollahu, grup që mbështetet nga Iran.

Ngjarja vjen në një klimë tensionesh të larta në rajon, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!