Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës kanë vijuar me vranësira dhe reshje të izoluara në zonat Lindore – Juglindore ndërsa moti i kthjellët dominon pjesën më të madhe të vendit.
Mesdita dhe pasditja largojnë vranëisrat edhe nga zonat Lindore duke bërë që në të gjithë Shqipërinë të dominojë moti i kthjellët por i ftohtë.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me 3 – 4°C gjatë mëngjesit; rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës dhe mbrëmjes.
Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi deri 37 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al