Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

I akuzuar për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon pushimin e hetimeve për disa episode ndaj Elvis Roshit

schedule10:34 - 14 Prill, 2026

schedule 10:34 - 14 Prill, 2026

TIRANË- SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshin , për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Megjithatë ish-kryebashkiaku nuk do t’i shpëtojë ndjekjes penale pasi ai akuzohet nga SPAK edhe për 5 episode të tjera për shpërdorim detyre. Çështja ndodhet në fazën e seancës paraprake ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në datë 28 prill.

Roshi fillimisht u hetua nga SPAK për shkelje te barazisë në tendera ndërsa më pas iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës.



Bëhet fjale për një dosje të vjetër pas një auditi te KLSH lidhur me abuzimet me tenderat në Bashkinë Kavajë, ccështje e cila kishte shkuar për pushim në gjykatën e Durrësit, por kjo e fundit shpalli moskompetencën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!