Presidenti amerikan, Donald Trump ka propozuar që Eric Wendt të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri. Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News tha se SHBA ndjek politika shumë largpamëse me Shqipërinë.
Sipas tij “non grata” e Berishës nuk ka për t’u hequr asnjëherë edhe sikur si ambasador në Shqipëri të vijë kundërshtari më i madh i Trump.
Mahmutaj shtoi se Berisha gjithnjë ka pasur marrëdhënie shumë skandaloze me çdo ambasador amerikan në Tiranë.
“SHBA ka pasur gjithmonë një politikë largpamëse me Shqipërinë. Non grata Berishës nuk i hiqet edhe sikur të vijë kundërshtari më i madh i Donald Trump. Nuk ka për t’iu hequr kurrë. Marrëdhëniet e Berishës me ambasadorët amerikanë kanë qenë gjithmonë katastrof. Mbështetësit e Berishës kanë shkuar deri atje sa kanë tentuar që të shtien me tank ndaj ambasadores amerikane në Tiranë në atë kohë. Berisha dhe Salianji dy sharlatanë që nuk kanë prodhuar asnjëherë ide politike. Orban një njeri sharlatan, që nuk ka asnjë lloj ideje, kishte mbajtur peng popullin hungarez. Populli hungarez e kuptoi që Orban nuk prodhonte asnjë progres, përveçse regres”, tha Mahmutaj.


