Presidenti amerikan, Donald Trump ka propozuar që Eric Ëendt të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri.
Njoftimi u dha në një postim të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me nominimet dhe tërheqjet e deleguara në Senat, ku sqarohet pozicioni i menduar për Wendt.
Analisti Fatos Çoçoli tha për ABC News se Ballkani ka nevojë për siguri në rajon dhe se zgjedhja e gjeneralit të karrierës është një zgjedhje strategjike. Sipas tij, më parë kishte disa ura institucionale që dëmtonin rajonin, ndërsa tani është lidhje e drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë.
“Është moment sigurie, është të heqësh fitilat e fuqisë së barutit. E quaj zgjedhje strategjike të sjellësh një gjeneral karriere. Një element i tillë forcon sigurinë në rajon; kemi nevojë për siguri në Ballkan me këto konflikte që ka. Deri tani kemi pasur diplomatë karriere që e kanë pasur diskutimin në tryezën e tyre; informacioni ka pasur pak kohë që të filtrohej. Është bërë një lidhje e drejtpërdrejtë; janë djegur disa ura që ishin institucionale më parë, që na kanë dëmtuar ne si rajon.”


