Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Na ka telefonuar pala tjetër”/ Trump: Irani e dëshiron shumë marrëveshjen

schedule19:08 - 13 Prill, 2026

schedule 19:08 - 13 Prill, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur në lidhje me bisedimet me Iranin në fundjavë.

Ai tha se zëvendëspresidenti JD Vance ka bërë një “punë të mirë” me të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

“Mund t’ju them se na është telefonuar nga pala tjetër, ata do të donin shumë, shumë keq të bënin një marrëveshje”, deklaroi ai.



I pyetur për pikën ngërçuese në negociata, Trump thotë se “ishte për çështjen bërthamore”.

“Irani nuk do të ketë armë bërthamore. Dhe ne ramë dakord për shumë gjëra, por ata nuk ranë dakord për këtë. Dhe mendoj se do të bien dakord për këtë”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!