Festat e fundvitit sjellin në vend edhe emigrantët. Gjatë orëve të fundit ka pasur një fluks të shtuar të emigrantëve që kanë zgjedhur të kalojnë ndërrimin e viteve pranë familjarëve të tyre në Shqipëri.
Abcnews.al mëson se ditën e djeshme, 27 Dhejtor në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 6003 dhe kanë dalë 2500 shtetas.
Ndërkaq, më orët në vijim pritet që fluksi i emigrantëve që kthehen nga Greqia të jetë në rritje./abcnews.al