Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli mbështet planet e Donald Trump për të bllokuar portet iraniane.
Duke folur në një mbledhje të kabinetit, Netanyahu tha se Trump bëri kërcënimin e tij sepse Irani “shkeli rregullat” gjatë bisedimeve maratonë të paqes me SHBA-në, të cilat dështuan në fundjavë.
“Presidenti Trump vendosi t’u imponojë atyre një bllokadë detare. Ne sigurisht e mbështesim këtë qëndrim të vendosur dhe jemi plotësisht të koordinuar me Shtetet e Bashkuara në çdo kohë”, tha ai.
Netanyahu më tej theksoi se JD Vance e informoi atë pasi diskutimet maratonë në Pakistan dështuan të rezultonin në një marrëveshje.


