Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Hungari/ Magyar shpall fitoren. Viktor Orban humb përballë rivalit: E dhimbshme për ne!

schedule21:31 - 12 Prill, 2026

schedule 21:31 - 12 Prill, 2026

Rezultatet e para nga zgjedhjet parlamentare në Hungari tregojnë një përmbysje të madhe politike, ku kryeministri aktual Viktor Orbán duket se ka humbur përballë rivalit të tij Péter Magyar.

Me 45.7% të votave të numëruara, Péter Magyar dhe partia e tij Tisza Party projektohen të fitojnë 135 vende nga gjithsej 199 në parlament, duke siguruar një shumicë të fortë.

Ndërkohë, partia në pushtet Fidesz e udhëhequr nga Viktor Orbán parashikohet të marrë vetëm 57 mandate, sipas të dhënave nga Europe Elects.



Në një reagim në rrjetet sociale, Péter Magyar bëri të ditur se Orbán e kishte uruar me telefon për rezultatin, ndërsa më herët kishte falënderuar qytetarët me mesazhin: “Faleminderit Hungari”.

“Rezultatet janë të qarta, është e dhimbshme për ne”, kështu u shpreh Viktor Orban, i cili konfirmoi se e kishte përgëzuar partinë e Peter Magyar për fitoren e tyre, shkruan La Republica.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!