Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Basti” i qeverisë: “Ok” nga Brukseli për integrimin/ Hoxha: Nuk ka bllokim të negociatave. Akuzat e PD, zhurmë politike

schedule12:12 - 10 Prill, 2026

schedule 12:12 - 10 Prill, 2026

Nuk ka bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.  Deklarata vjen nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha në konferencën e tij të parë me gazetarët ku ai tha se ka vetëm një fakt.

“Javët e fundit kemi parë këndvështrime, deklarata, analiza, hamendësime, ato që do i quaja një tymnajë që është ushqyer nga diskursi i brendshëm. Ajo që është fakt, dhe jo vetëm sepse e themi ne, por sepse e konfirmojnë institucionet europiane dhe vendet anëtare, është se Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm, shembullor në avancimin e negociatave duke vijuar punën për përmbushjen e detyrimeve që kemi marrë bashkarisht me KE-në, që janë diskutuara nga vendet anëtare dhe që janë absolutisht përmbajtja e asaj që ne quajmë procesi negociues.”

Ajo që po ndodh në Bruksel sipas ministrit Hoxha është një proces normal. Komision Europian  po i përgjigjet pyetjeve të Këshillit Europian rreth raportit IBAR që ai ka hartuar për Shqipërinë  dhe ky sipas ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme është një ushtrim klasik.  Në këtë pikë  ai vë dhe një bast.



Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme  foli dhe për marrëdheniet e Shqipërisë me fqinjët.   Me Greqinë sipas tij raportet ndodhen në situatën më pozitive.   Marrëveshja për detin do të shkojë në gjykatën ndërkombëtare.

Me Serbinë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se kryeministri Rama nuk ka asnjë aleancë, por vetëm interesa. Ndërsa për Kosovën Shqipëria do të bëjë gjithçka ka në dorë.

“Kemi interesa që mbrohen duke dialoguar dhe me ato që kemi qëndrime të kundërta. Në diplomaci negociojmë. Fakti që bashkëpunojmë në nivel rajonal që gjejmë mënyra për të avancuar, nuk shoh qe ka diçka për tu shqetësuar. Natyrisht që do të takohemi me serbët. ndoshta kjo mund të çojë edhe në sado pak ujë në normalizimin e marrëdhënieve ne Kosovën.”

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme përsëriti dhe mbështetjen e Tiranës zyrtare për studentët e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut të cilët  kërkojnë  hartimin e provimit në gjuhën shqipe.   Hoxha apeloi për të mos politizuar çështjen pasi gjithçka bazohet në ligj.

“Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është e drejtë që parashikohet nga legjislacioni, nuk duhet të kufizohet e as të vihet në diskutim. Është thelbësore që kjo çështje të adresohet në mënyrë institucionale dhe përmes dialogut. Kjo çështje të mos politizohet por të trajtohet me maturi dhe përgjegjësi.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!