Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shërbim i detyruar ushtarak?/ SHBA, regjistrim automatik në sistem i të gjithë meshkujve mbi 18 vjeç

schedule19:09 - 9 Prill, 2026

schedule 19:09 - 9 Prill, 2026

Shtetet e Bashkuara do të regjistrojnë automatikisht të gjithë meshkujt për shërbimin ushtarak sapo të mbushin 18 vjeç, sipas një rregulli të ri të miratuar nga Kongresi Amerikan. Ndryshimi eliminon detyrimin e deritanishëm që burrat e moshës 18–25 vjeç të regjistroheshin vetë në Sistemin e Shërbimit Selektiv.

Deri me tani mos-regjistrimi në Sistemin e Shërbimit Ushtarak Selektiv përbënte një vepër penale dhe mund te sillte pasoja te renda, përfshirë humbjen e te drejtës për ndihma studentore federale, gjobe deri ne 250 mije dollarë apo 5 vite burg.

Sipas rregullit të ri, i cili pritet të hyjë në fuqi në dhjetor, të dhënat e të rinjve do të merren automatikisht nga databazat federale dhe regjistrimi do të kryhet brenda 30 ditëve nga dita e mbushjes së moshës 18 vjeç. Gratë vijojnë të mos përfshihen në këtë sistem, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura politike për zgjerimin e tij.



Ky ndryshim është pjesë e Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026 dhe, sipas autoriteteve, synon të ulë kostot dhe burokracitë. Megjithatë, ai vjen në një kohë tensionesh të rritura lidhur me angazhimet ushtarake të SHBA-së, përfshirë konfliktin me Iranin, i cili aktualisht ndodhet në një armëpushim të brishtë dyjavor. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë e rikthimit të mobilizimit ushtarak të detyrueshëm, duke deklaruar se kjo nuk është pjesë e planit aktual, por se presidenti Donald Trump “i mban opsionet e hapura”. Megjithatë, rikthimi i shërbimit të detyrueshëm nuk është në kompetencë të vetme të presidentit. Për një hap të tillë, do të nevojitej miratimi i një ligji të ri nga Kongresi që të ndryshojë Aktin e Shërbimit Selektiv Ushtarak.

Shërbimi ushtarak në SHBA është vullnetar që nga viti 1973, kur mobilizimi i detyrueshëm u hoq pas Luftës së Vietnamit. Sistemi i regjistrimit u rikthye në vitin 1980 nga ish-presidenti Jimmy Carter, duke lejuar aktivizimin e tij në raste emergjente kombëtare.

Historikisht, mobilizimi është përdorur gjatë Luftës Civile Amerikane, si dhe gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore dhe Luftës së Koresë. Ai u bë një nga çështjet më të debatueshme gjatë Luftës së Vietnamit, ku kritikohej për ndikimin disproporcional ndaj shtresave më të varfra dhe minoriteteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!