Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfaqësuesja e SHBA në OKB: Trump po ndjek raportet Kosovë-Serbi! Washingtoni synon të punojë me liderë që shohin nga e ardhmja

schedule17:49 - 9 Prill, 2026

schedule 17:49 - 9 Prill, 2026

Përfaqësuesja e ShBA-së në OKB Tammy Bruce, në fjalën e saj në seancën për Kosovën në KS të OKB-së, tha se presidenti Donald Trump po vëzhgon me kujdes raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se ShBA-ja shpreson të shohë teksa Kurti dhe Vuçiç ulin tensionet dhe ulen në tavolinë, duke potencuar se Uashingtoni do të punojë afër me liderë që shohin nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

“Shpresojmë që kryeministri Kurti dhe Vuçiç do të ulin temperaturat, të shmangin përshkallëzimin dhe që do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë ajo.



“Ne vlerësojmë faktin që populli i Kosovës dhe i Serbisë janë miqtë tanë. Ata meritojnë një të ardhme pa tensione politike e probleme të ricikluara. Mesazhi jonë për z. Gjuriç dhe z.Konjufca është i thjeshtë: rruga e vetme përpara është normalizimi”, tha Bruce.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!