Analisti Frrok Çupi e cilëson të domosdoshme dhe të rëndësishme për barazinë para ligjit, unifikimin e gjykatave.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se kjo është një mënyrë për ta përmirësuar drejtësinë.
“Kjo është një mbledhje e domosdoshme. Gjyqësori tek ne hyri në rrugën e dhunës, e paarsyes, hyri në kanibalizëm. Ishte e rëndë. Jemi në gjendje, ose vijmë në një gjendje, ku drejtësia ose të mos jetë, ose të mos jetë. Kolegjet e Gjykatës së Lartë janë trupa gjyqësore. Janë penale, civile dhe administrative. Kemi të bëjmë me probleme penale. Unifikimi i tyre, e ka bërë drejtësinë, ‘stërdhëmbsh’. Ky është prblemi. Problemi tjetër, ne nuk kemi ende vendimin për Gjykatën e Lartë. Drejtësia nuk ngjall frikë, përveç drejtësisë në Shqipëri. Drejtësia është më e butë se krimineli. Në Shqipëri nuk është kështu. Ligji këtu, është zbatuar në mënyrë të padrejtë. Masat e sigurisë gjyqësore, janë përcaktuar nga prokurorët, nuk kanë lidhje me gjykatat. Përcaktohen më së shumti nga prokurorët në gjendje emocionale. A do gjykohen prokurorët dhe gjyqtarët, apo nuk do gjykohen? Prokuroria e merr zvarrë gjykatën, gjykata është servile ndaj prokurorit.
Nuk ka ndodhur në SPAK të kthehet vendimi i një prokurori. Jemi në kushtet e mosbarazimit para ligjit. Padyshim që e përmirëson. Gjykata e Lartë po shkon me thellë se faktet e ditës,po shkon në metodë, sesi zbatohet ligji. Ligjet tona janë të paunifikuara, kjo është tragjike. Gjykata e Lartë, në një farë mënyrë krijon ligje për gjyqtarët dhe prokurorët, që mos të bëhet më kjo gjë. Ja, përmirësohet drejtësia”, theksoi ai./abcnews.al


