Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pajaziti bën “sefte”/ Mesfushori kuqezi shënon golin e parë në elitën e Kroacisë

schedule11:03 - 9 Prill, 2026

schedule 11:03 - 9 Prill, 2026

Nuk është se bie aq shumë në sy. Adrion Pajaziti luan zakonisht larg portës kundërshtare, por ndonjëherë i afrohet dhe atëherë tregon talentin e tij.

Këtë bëri ylli i ri i kombëtares shqiptare që shënoi një gol spektakolar në fitoren 3-1 që Hajduku arriti në fushën e Istrës në Ligën e Parë të Kroacisë.

Ishte rrjeta e tij e parë për këtë sezon, në të gjitha konkurrimet, por kjo nuk e tregon qartë kontributin e 23-vjeçarit që ka luajtur gati gjysmën e ndeshjeve titullar për ekipin e shquar nga Spliti, dhe ka qenë në fushë po ashtu më shumë se në gjysmën e minutave të mundshme.



Ndihma e atij që cilësohet si “Demollari i ri” gjithashtu është dashur që Hajduku të paktën të sigurojë praktikisht vendin e dytë dhe kualifikimin për në Ligën e Konferencës, pra në Europë, ku vjet u eliminua që në verë nga Dinamo shqiptare e trajnerit Ilir Daja.

Shpresa është që vitin tjetër të shkojë më mirë, ndërsa ëndrra titull ishte e pamundur me Dinamon e Zagrebit të shkëputur përfundimisht.

Pajaziti, lojtar i kombëtares shqiptare që ka lindur në Angli dhe ka luajtur atje për disa sezone, ka dy vjet në elitën kroate, fillimisht me Goricën për të cilën shënoi 3 gola dhe u paraqit shumë mirë, derisa bindi Hajdukun që ta merrte verën e kaluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!