Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani paralajmëron mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, kërcënon anijet në Gjirin Persik

schedule18:43 - 8 Prill, 2026

schedule 18:43 - 8 Prill, 2026

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke kërcënuar se do të shkatërrojnë çdo anije që përpiqet të kalojë.

Sipas mesazhit të publikuar nga mediat e huaja, që i atribuohet një stacioni detar të Gardës Revolucionare iraniane, Ngushtica e Hormuzit konsiderohet e mbyllur dhe çdo anije duhet të marrë leje paraprake për kalim tranzit.

“Vëmendje, të gjitha anijet në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit. Ky është Stacioni Detar i Gardës Revolucionare. Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur dhe kërkohet leja nga Garda para kalimit tranzit. Çdo anije që përpiqet të hyjë në det do të shënjestrohet dhe do të shkatërrohet”, thuhej në mesazh.



Ngushtica e Hormuzit është një pikë kyçe për transportin global të naftës dhe gazit, dhe çdo ndërprerje e qarkullimit në këtë zonë mund të ketë pasoja të mëdha për tregjet ndërkombëtare dhe ekonominë globale.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga komuniteti ndërkombëtar lidhur me këtë paralajmërim, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!