Me rastin e 106-vjetorit të lindjes së Profesor Ismet Elezi, këtë të mërkurë u zhvillua një veprimtari përkujtimore dhe vlerësuese në nder të figurës dhe kontributit të tij.
Aktiviteti u organizua nga Forumi i Avokatëve për Drejtësi, Shoqata e Penalistëve të Shqipërisë dhe Komiteti Kombëtar i Organizates se veteraneve te Luftes në prani të personaliteteve të njohura të fushës së drejtësisë, politikës dhe botës akademike.
Folësitvlerësuan figurën e Profesor Ismet Elezi si një ndër përfaqësuesit më të spikatur të jurisprudencës shqiptare, si një prej ikonave të çmuara të shkencave juridike, historike, intelektuale dhe drejtues në administratën e shtetit shqiptar.
Kjo veprimtari shërbeu si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për trashëgiminë e vyer që Profesor Elezi i ka lënë shoqërisë shqiptare. Profesor Elezi u lind në Fterrën te Labërisë në një familje me kontribute të mëdha atdhetarie, dhe përgjatë gjithë jetës së tij mbeti kontributor i madh e vazhdues i denjë i traditës patriotike të familjes dhe vendlindjes.


