TIRANË– Studentët shqiptarë të universiteteve në Maqedoninë e Veriut mbajtën të hënën protestë paqësore në Shkup, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe.
Analisti Plator Nesturi, i ftuar në “Real Story” u shpreh se sulmi i parë ndaj gjuhës shqipe u bë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Shkup një vit më parë, kur njohu maqedonishten si gjuhën e vetme zyrtare.
“Realisht jemi në një situatë, ku ne duhet ta kishim parashikuar, sepse kjo u pa që me vendimin e Kushtetuese ku mbajti si gjuhë zyrtare njohur vetëm maqedonishten, ky ishte sulmi i parë ndaj shqipes, dhe ka mbi një vit e ca ky muhabet, pati disa zëra, por që realisht nuk pati reagim shumë të madhe, qoftë dhe nga ana e politikës së jashtme tonën, duhet thënë. “, tha ai.
Ai theksoi se shqiptarët çfarë kanë arritur deri më sot, këtë e kanë bërë përmes situatave konfliktuale apo përplasjeve të ndryshme.
I pyetur se si gjendet një zgjidhje e drejtë në Maqedoninë e Veriut, Nesturi u shpreh se duhet krijuar një mekanizëm bipartizan, i cili duhet të trajtojë të gjitha problemet dhe se çështje të tilla si gjuha shqipe nuk mund të sigurohet vetëm me anë të një ligji të veçantë.
“Çështja është e tillë, shqiptarët çfarë kanë arritur e kanë arritur sa herë kanë krijuar një situatë konfliktuale, që mund të këtë qenë me luftë, protestë, që ka pasur një trysni të madhe, që e kanë detyruar.
Janë pilaret, ato që janë gjerat kryesore, por nuk janë zhvilluar dhe këto fillojnë dhe bjerren nga procedurat ligjore.
Problemi që nuk është parë, për mendimin tim, është fakti për sa kohe kemi të bëjmë me dy popullsi, që përbëjnë shtetin, pra janë të dyja shtetformuese, duket të ekzistojë një mekanizëm politik bipartizan, i cili të evidentojë të gjitha problematikat dhe të gjendet zgjidhje, nuk bëhen me ligje të veçanta”, tha ai./abcnews.al


