Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Padia “qorre” e PD/ Kallëzim për ish-bashkiaken, por nuk provon pretendimet e televizionit të familjes

schedule19:16 - 7 Prill, 2026

schedule 19:16 - 7 Prill, 2026

Katër deputete të Partisë Demokratike u paraqiten këtë të martë në Gjykatën e Posaçme në cilësinë e kallëzuesve të ish kryetares së komanduar të Bashkisë Tropoje Zyra Islamaj, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv”.

Elda Hoti, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziu përpara togave të zeza dhanë sqarime mbi kallëzimin e bërë në SPAK, ku pretendojnë se Zyra Islamaj ka ndërhyrë për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë të Tropojës për të favorizuar familjarët e saj.

Të katërt ata mbajtën të njëjtin qëndrim, se kallëzimin e kanë bërë duke u bazuar mbi një material të transmetuar në televizionin e familjes Berisha. Por  asnjeri prej tyre personalisht nuk kishte bere verifikime ne terren për të pare nëse ekziston apo jo një urë e tille.



Madje  Gazmend Bardhit u duk se urdhëroi SPAK për të bërë këto verifikime. Madje Xhelal Mziu u shpreh se nuk ka patur kohe të mjaftueshme të udhëtonte drejt Tropojës për të bërë verifikime, ndërsa deputetja Hoti shprehu habi për thirrjen e deputetëve për të dhënë dëshmi në gjykatë, edhe pse ata janë kallëzuesit e çështjes.

Gjykata e Posaçme thirri për këtë, të martën edhe Isuf Çelen, Tritan Shehun, Edi Palokën, Flamur Hoxhën dhe Flamur Nokën, por ata nuk u paraqiten, për këtë arsye treshja e gjyqtareve vendosi qe te mos i thërrasë serish.

Prokurori Bledar Maksuti kërkoi të analizojë rrethanat dhe faktet dhe i kërkoi kohe maksimale gjykatës për t’u shprehur. Seanca e radhës për vijimin e procesit gjyqësor u caktua në datë 27 prill ora 09.30.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!