Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari (EMRI)

schedule08:25 - 7 Prill, 2026

schedule 08:25 - 7 Prill, 2026

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjate natës në autostradën Levan-Vlorë.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, dhe si pasojë e tij ka ndërruar jetë 24-vjeçari Albi Hoxha.

Automjeti i drejtuar prej tij është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jete 24-vjeçari nga Fieri.



I riu është dërguar në morgun e qytetit. Nga aksidenti ka mbetur edhe një person i plagosur.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!