Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim për mbetjet e rrezikshme/ Arrestohet turku në Durrës, në pranga dhe një 48-vjeçar shqiptar

schedule12:43 - 6 Prill, 2026

schedule 12:43 - 6 Prill, 2026

Një 39-vjeçar turk dhe një 48-vjeçar banues në Tiranë janë arrestuar në kuadër të operacionit policor “Eko-Toxic”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Durrësit.

Sipas bluve, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “menaxhimi i mbetjeve”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit Y. K., 39 vjeç, me kombësi turke dhe A. Sh., 48 vjeç, banues në Tiranë.



Masë e caktuar nga  Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit “Eko-Toxic”, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, për shtetasin Y. K., dhe për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Transportimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, për shtetasin A. Sh”, njofton policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!