Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksplozivi në “Balkan Stream”/ Hetimet serbe: Autori kishte hyrë në Serbi me një grup emigrantësh

schedule12:28 - 6 Prill, 2026

schedule 12:28 - 6 Prill, 2026

Autoritetet serbe kanë fajësuar një person, identiteti i të cilit nuk thuhet, i ardhur në Serbi me një grup emigrantësh, për vendosjen e eksplozivëve pranë një tubacioni që transporton gaz natyror rus në Hungari dhe Serbi.

Por është komandati i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake, gjenerali Dzuro Jovanic, i cili deklaroi se personi në fjalë nuk është emigrant i zakonshëm, por me përvojë ushtarake, ç’ka sipas tyre ishte e dukshme nga mënyra se si u vulosën materiali shpërthyes, detonatorët dhe fitilat shpërthyes, ndërsa bazuar në etiketat në pakot me materialin shpërthyes plastik, duket se vendi i origjinës është shba-ja.

Mënyra se si autoritetet serbe kanë rënë në këto gjurmë nuk është bërë i ditur, por Milovan Dreçun, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Punë të Brendshme në Serbi, deklaroi se në këtë akt është e rëndësishme të kuptohet se agresori është i jashtëm.
Sipas autoriteteve serbe zbulimi i eksplozivëve ishte rezultat i hetimeve afatgjata dhe se autoritetet kishin informacion se një person që kishte hyrë në vend si emigrant do të kryente sabotim në infrastrukturën e gazit natyror. Personi që i referohen autoritetet serbe ende nuk është arrestuar.
Nga Beogradi kanë hedhur poshtë spekulimey, që vijnë kryesisht nga Hungaria, se Ukraina është pas përpjekjes për sabotim në tubacion, duke vënë në dukje se nuk janë gjetur prova që do të çonin në përfundime të tilla.



Të dielën në mëngjes, në komunën e Kanijas në Serbinë veriore, 15 kilometra nga kufiri me Hungarinë, u gjetën eksplozivë pranë një tubacioni të Balkan Stream, që furnizon me gaz rus Serbinë dhe Hungarinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!