Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, deklaroi se kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të goditur centrale elektrike dhe ura në Iran mund të përbëjnë krime lufte, raporton AFP.
“Presidenti amerikan, si zyrtari më i lartë i vendit të tij, ka kërcënuar publikisht për kryerjen e krimeve të luftës”, shkroi Gharibabadi në X, duke iu referuar dispozitave të së drejtës ndërkombëtare që mund të shkelet.
“Kërcënimi për të sulmuar centrale elektrike dhe ura (infrastrukturë civile) është një krim lufte sipas Nenit 8(2)(b) të Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, shtoi ai.


