Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

schedule09:07 - 6 Prill, 2026

schedule 09:07 - 6 Prill, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi të shkatërrojë të centralët elektrikë dhe urat në Iran nëse udhëheqësit e vendit nuk pranojnë të rihapin Ngushticën e Hormuzit deri të martën në mbrëmje, 7 prill. Ai bëri këto komente gjatë një interviste 8-minutëshe për Wall Street Journal të dielën, 5 prill, disa orë pas shpëtimit të një piloti amerikan të bllokuar në Iran.

“Nëse nuk e hapin, çdo central dhe çdo fabrikë në të gjithë vendin do të shkatërrohet”, tha Trump. Ai shtoi se Irani do të marrë deri në 20 vjet për t’u rimëkëmbur nga dëmet e luftës, nëse nuk vepron brenda afatit.

“Populli iranian dëshiron që ne ta bëjmë këtë. Ata po jetojnë në ferr. Nuk dalin në rrugë sepse ata që dalin i qëllojnë për vdekje”, theksoi ai, duke iu referuar vrasjeve të protestuesve në Iran.



Ai gjithashtu dha detaje të misionit të shpëtimit të dy pilotëve amerikanë të F-15E, duke treguar se veprimet e fshehta dhe dezinformatat brenda Iranit ndihmuan në sigurimin e shpëtimit të pilotit të dytë, i cili ishte plagosur dhe u gjet në një shkëmb malor.

Trump paralajmëroi se lufta mund të zgjasë edhe disa javë, ndërsa negociatat për një armëpushim janë bllokuar, por përpjekjet diplomatike vazhduan nëpërmjet ndërmjetësve rajonalë dhe përfaqësuesve specialë.

Ai pohoi gjithashtu se planifikon një konferencë shtypi të hënën bashkë me Sekretarin e Mbrojtjes, 6 prill, dhe se do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar situatën.

Në sfond, lidhjet trans-atlantike janë përkeqësuar, pasi udhëheqësit evropianë kanë kundërshtuar hapur luftën, të cilën e konsiderojnë të paligjshme dhe të gabuar.

Trump ka shprehur zhgënjim ndaj Europës dhe ka spekuluar mbi mundësinë e tërheqjes së SHBA-ve nga NATO-ja, por një veprim i tillë kërkon miratim nga Kongresi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!