FOTO/ Greqia, gati të shpenzojë “thasë me para” për “nëpërkat”

schedule16:32 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 16:32 - 27 Dhjetor, 2019

Greqia ka vendosur që të shpenzojë 1.5 miliard euro për të modernizuar flotën e saj të avionëve F 16 Viper (nëpërka) dhe programi do të fillojë shumë shpejt sipas ministrit të Mbrojtjes Nikolaos Panagiotopoulos.

Marrëveshja u arrit kohë më parë dhe grekët presin që të instalojnë sistem moderne luftimi tek modelet më të reja të avionëve të tyre të blerë nga SHBA-të, shkruan Albeu.com.

Modernizimi do të bëhet pikërisht nga SHBA-të dhe pritet që në fund të vitit 2027 të jetë investuar në 85 avionë F 16 Viper, të cilët përdorën nga Greqia.

Vendimi erdhi pas tensioneve të shtuara në Egje me Turqinë dhe nevojës së Greqisë për të rritur prezencën në Mesdhe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!