Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë një mesazh në platformën e tij Truth Social përpara nisjes së 4 astronautëve të misionit Artemis II drejt Hënës.
Trump tha se SHBA po fiton edhe në hapësirë, përveçse në Tokë.
“Për herë të parë në më shumë se 50 vjet, Amerika po kthehet në Hënë! Artemis II, ndër raketat më të fuqishme të ndërtuara ndonjëherë, po i nis Astronautët tanë të Trimë më larg në Hapësirën e Thellë sesa ka shkuar ndonjëherë ndonjë njeri. Ne po fitojmë, në Hapësirë, në Tokë dhe kudo midis tyre – Ekonomikisht, Ushtarakisht dhe tani, përtej yjeve. Askush nuk i afrohet! Amerika jo vetëm që konkurron, ne DOMINOJMË dhe e gjithë Bota po na shikon”, shkruan Trump.
astronautët do të hyjnë në hapësirën e veshjes së kostumeve për kontrollet e fundit mjekësore dhe testet e komunikimit. Më pas, ata do të ngjiten në Orion, anija kozmike që do t’i çojë rreth anës së largët të Hënës dhe më pas do t’i kthejë të sigurt në Tokë./abcnews.al


