Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

‘Ngërçi’ në Prishtinë, Abdixhiku dhe Kurti ende larg marrëveshjes

schedule11:15 - 6 Gusht, 2026

schedule 11:15 - 6 Gusht, 2026

Deputetët e zgjedhur të Kosovës janë mbledhur për të nisur procesin e konstituimit të Kuvendit të ri. Në rendin e ditës janë krijimi i komisionit verifikues, betimi i deputetëve, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Konstituimi i Kuvendit është hapi i parë drejt formimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Megjithatë, seanca po zhvillohet në një kohë kur partitë kryesore ende nuk kanë arritur një marrëveshje për të zgjidhur ngërçin politik.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se çelësi i një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje qëndron te krijimi i një “balance demokratike”. Ai tha se ka pasur afrim në disa çështje, por ende ka dallime të mëdha për çështjen e presidentit.



“Ka shumë afrime në shumë çështje, por ende kemi distancë në çështjen kryesore, që është balanca demokratike. Kuvendi duhet të konstituohet sot”, tha Abdixhiku.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se qëndrimi i PDK-së për zgjedhjen e presidentit nuk ka ndryshuar. Ai tha se partia e tij nuk ka diskutuar mundësinë për të propozuar kandidat për këtë post dhe se prioritetet e saj mbeten ekonomia, drejtësia, energjia, infrastruktura dhe proceset integruese.

PDK ka refuzuar ftesën e Vetëvendosjes për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit, duke e lënë ende të hapur situatën politike në Kosovë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!