Kaluan vetëm pak ditë që nga rikthimi në fushë. Siç e kemi thënë, Lionel Mesi nuk pushoi gjatë pas humbjes së hidhur në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës në Nju Xhersi.
Superylli argjentinas doli menjëherë në fushë për ekipin e tij, Inter të Majemit, pasi qendroi në paqe vetëm 11 ditë, ndërsa tashmë është kthyer në zanatin e vjetër.
Ish-kampioni I botës shënoi dy gola në ndeshjen e Kupës së Ligës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, luajtur në Majemi ndaj San Luisit, dhe fituar 4-2.
Kapiteni fillimisht barazoi rezultatin në 11’, dhe pastaj siguroi epërsinë 3-1 në minutën e parafundit të pjesës së parë.
Po ashtu, shërbeu asitin për 4-1, rrjetë shënuar nga Mikael në minutën e shtatë shtesë përpara pushimit.
Këtë herë, I mbiquajturi “Pleshti” ishte titullar, dhe luajti deri në fund. Ai vendosi rekordin e Kupës së Ligës si shënuesi më i mirë, duke realizuar 14 herë në 12 ndeshje.
Do ta synojë këtë trofe, pasi vitin e kaluar u mund në finale.
Sfida vlente edhe për Ligën Profesioniste Amerikane, në të cilën skuadra nga Florida mban vendin e dytë me 38 pikë, dy më pak se Neshvil. Për Mesin janë tani 919 gola në karrierë dhe 418 asistë, e të gjitha këto në 1165 ndeshje, me shumë më tepër se një kontribut goli për ndeshje./abcnews.al


