Nga viti i ardhshëm shkollor librat do ti marrin të reja dhe falas edhe nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta.
Qeveria miratoi në mbledhjen e të mërkurës financimin prej rreth 43 milion lekësh te reja nga buxheti i shtetit.
Më herët nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë i merrnin tekstet falas, por të përdoruara.
Të reja dhe pa pagesë do të vijojnë ti marrin librat dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë.
Ndërsa tekstet për nxënësit e klasave të gjashta dhe të nënta sipas ministres së Arsimit do të rinovohen njëherë në tre vjet.


