Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij vuri theksin mbi rëndësinë e këtij momenti historik, duke e cilësuar si një mundësi që shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë për të avancuar procesin e integrimit.
“Unë besoj që prokuroja e ka krijuar këtë idenë ngadalësimit nga pasqyrat mediatike, të cilat për fat të keq, përgjithësisht janë shumë të dyshimta për ato që thonë, shkruajnë dhe flasin. Sepse është bërë kaq e shpejtë bota dhe kaq ritmike koha e informacionit, edhe është bërë kaq frenetike dëshira për të marrë vëmendje saqë nuk ka as kohë dhe as interes për t’i verifikuar gjërat që shkruhen dhe thuhen. Por, vetëm hidhe vetëm për të marrë vëmendje, sepse edhe pasqyrat janë në garë më njëra-tjetër. Këto janë gjëra që paralizojnë shumë cilësinë e informacionit.
Ne jemi në një moment, ku për herë të parë në histori fati po i buzëqesh shqiptarëve dhe Shqipërisë. Aktualisht nuk jemi në kushtet që ka ngadalësim. Ne jemi propozuar për të hapur negociatat dhe tre herë jemi refuzuar. Na ka propozuar komisioni sepse ne kemi bërë të gjitha detyruar. Pse jemi refuzuar? Sepse një vend anëtar nuk na ndodhte. Nuk kishte asgjë me Shqipërinë, por kishte një problem të krijuar me shqiptarët…politikë. E vetmja gjë që kërkojnë forcat politike, kërkojnë një armik, sepse armiku motivon votuesit.
Nuk i bie çdo brezi që të bëjë histori. Është një moment për ne tani që të bëjmë histori duke hyrë në Bashkimin Europian. Është hapur një derë dhe ajo derë mund të mbyllet, e rëndësishme është që të mos bëhemi ne sebepi. Për këtë arsye ne duhet të bëjmë maksimumin për këto vite që kemi përpara ku dera është qartësisht e hapur”, tha ai.


