Pas disa javësh hetimesh, në Shkodër Policia goditi një veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Për këtë u arrestua një 41-vjeçari Astrit Shekaj nga fshati Aliaj, në banesën e të cilit u gjetën rreth 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu, u sekuestruan një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka, që dyshohet se do përdoreshin për trafikim.
Hetimet vijojnë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al


