“Rradhë që në 5 të mëngjesit”, emigrantët s’po i marrin në kohë pasaportat

schedule12:35 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 12:35 - 27 Dhjetor, 2019

Emigrantët që kanë aplikuar për pasaporta për shkak të fluksit po përballen me vonesa në tërheqjen e tyre. Një prej tyre thotë se në sportelet e Librazhdit ka shpenzuar 18 mijë lekë për shërbimin ekspres por afati ka përfunduar dhe pasaportën nuk e ka marrë ende. Ndërsa për të zënë një radhë qytetarët shkojnë pranë sportelit që pa gdhirë.

Ishte e pritshme që gjatë ditëve të fundvitit të shtoheshin radhët në sportelet e aplikimit dhe tërheqjes së pasaportave. Prej fluksit të papërballueshme në Librazhd kanë nisur dhe problematikat në marrjen në kohë të tyre. Një emigrant ankohet se ka paguar një tarifë të kripur që ta merrte sa më shpejt po afati ka përfunduar dhe pasaportën nuk e ka ende në dorë.

“Kemi paguar edhe paratë për pashaporta expres, Kemi paguar faturën prej 18 mijë lëkësh, ose 180 mijë lekë të vjetra dhe asnjë zgjidhje”, shprehen qytetarët.

Qytetarët për të përfituar kohë janë të detyruar që të zënë radhë pa zbardhur dita.

“Kemi zënë radhë që në 5 të mëngjesit”, tregojnë ata.Në këto kushte sipas qytetarëve zyrtarët duhet të kishin menduar që të shtoheshin sportelet pasi jo vetëm po shpenzojnë kohë por në disa raste nuk po mbarojnë as punë./abcnew.al