Një aksident është regjistruar në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ndërkohë, mësohet se në spitalin e Korçës janë dërguar dy të mitur, përkatësisht 9 dhe 10 vjeç, të cilët kanë qenë brenda mjeteve.
Fëmijët po i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al


