Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nisim punën për zgjedhjet vendore”, Rama: Kemi parë të nevojshme ristrukturimin në Bashkinë e Tiranës

schedule18:11 - 28 Mars, 2026

schedule 18:11 - 28 Mars, 2026

Partia Socialiste e Tiranës nis procesin e riorganizimit dhe rienergjizimit të strukturave të saj në kryeqytet. Në kuadër të këtij procesi, u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Njësisë Administrative nr. 2 në Tiranë dhe prezantimi i ekipit drejtues për këtë njësi.

Kryetari i Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në takim ku ka folur për rienergjizimin e PS.

Rama tha se Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Rama u shpreh se është e nevojshme ristrukturimi në Bashkinë e Tiranës.



“Duke qenë se ne kemi rinisur punën në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ne fitoret tona i projektojmë, i përgatisim duke marrë kohë dhe shumë më parë se gjithë të tjerët, ne kemi parë nevojën të bëjmë një ristrukturim të punës në Bashkinë e Tiranës. Organizimi është a-ja.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!