Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meningiti nuk ka alarm/ ISHP: Në Shqipëri, asnjë rast i konfirmuar me meningit bakterial

schedule14:58 - 28 Mars, 2026

schedule 14:58 - 28 Mars, 2026

Në Shqipëri nuk ka vend për panik nga sëmundja infektive e meningitit, e cila ditët e fundit ka ngritur alarmin në Mbretërin e Madhe, pasi u regjistruan dy humbje jete dhe dhjetëra raste të dyshuara. Instituti i Shëndetit Publik thotë për Abc Neës se aktualisht në vend nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me meningit bakterial, dhe se Shqipëria ka incidencë të ulët nga ky infeksion, i cili prek cipat mbrojtëse të trurit dhe palcën kurrizore.

“Jo vetëm nga ky vit, por edhe të dhënat e viteve më përpara, Shqipëria konsiderohet një vend me raste tepër të rralla të meningitve. Dhe jo të epidemisë për tu alarmuar e pasur panik”.

Megjithatë, specialistët e shëndetit kërkojnë vigjilencë të shtuar nga qytetarët, veçanërisht për grupmoshat më të rrezikuara si fëmijët dhe të rinjtë, të cilët janë më të ekspozuar për shkak të frekuentimit të ambienteve të mbyllura dhe të mbipopulluara.



“Grupmoshat janë foshnjat, nga 0-1 vjeç, fëmijët. Të rinjtë, adoleshentët dhe studentët që janë mosha aktive. Për shkak se meningiti përhapet lehtë në ambjentet e mbyllura, por nuk ka të njëjtën shpejtësi të përhapjes si sëmundjet e tjera virale nëpërmjet ajrit, por, nëse ndodh është kulminante. Nuk të fal në kohë.”

Meningiti bakterial përhapet kryesisht nëpërmjet kontaktit të ngushtë, përmes pështymës apo përdorimit të sendeve personale, ndërsa pasojat janë të shumta deri në humbje jete. Në kushtet kur vendi ndodhet ende në sezonin e virozave dhe gripit stinor, specialistët theksojnë se simptomat e para mund të ngatërrohen lehtësisht me ato të një infeksioni viral.

“Rrugët e përhapjes së meningokokut janë nëpërmjet kontaktit të ngushtë me këta persona, siç është pështyma apo sekrecionet respiratore. Ps një person i infektuar kur kollitet, apo kur teshtin e puth dikë. Shenjat kryesore janë; temperatura e lartë, dhimbje të forta koke, ngrirje të qafës, të vjella të shprehura, përgjumje, shenja në lëkurë”, tha mjekja.

“Masat parandaluese sigurisht është mbajtja e higjienës shumë të mirë, mos ndarja e sendeve personale si lugë, pirun apo cigaret elektronike, dhe vaksinimi.”

Për shkak të rasteve të rralla të meningiti, në vend aktualisht nuk aplikohet vaksina në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit, edhe pse bluzat e bardha e rekomandojnë si një nga masat më të mira parandaluese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!