Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat përgjegjëse, në territor rezulton:
Drejtoria Rajonale Qendër-Lindje informon se gjatë orëve të mesnatës ka patur reshje dëbore në disa akse rrugore, konkretisht:
Në Lotin 7, aksin Libonik – Rëmbec – Plasë dhe Korçë – Voskopojë (km 12–19) janë regjistruar reshje dëbore deri në 7 cm. Është kryer pastrimi dhe kriposja, qarkullimi vijon normalisht.
Në segmentin K/Boboshticë – Dardhë ka patur reshje dëbore. Është realizuar pastrimi dhe kriposja, qarkullimi vijon normalisht.
Në aksin Ersekë – Leskovik ka patur reshje dëbore, po vijon puna për pastrim dhe kriposje.
Në segmentin Zgosht – Sebisht ka reshje dëbore, po vijon puna për pastrim dhe kriposje.
Në aksin Korçë – Ersekë ka patur reshje dëbore gjatë natës është kryer pastrimi dhe kriposja, qarkullimi pa probleme.
Në Qafën e Zvezdës, në aksin Zemblak – Goricë ka patur reshje dëbore, rruga është pastruar dhe kriposur, qarkullimi vijon normalisht.
Të gjitha subjektet kontraktore janë në terren dhe vijojnë punën për mirëmbajtjen e akseve rrugore.
Dispeçeria Rajonale e OSHEE Korçë informon:
Fideri Vithkuq, N/St Rehovë rezulton pjesërisht në punë, pa energji 205 abonentë në zona rurale dhe rurale të thella (Lekas, Xerje, Gurmujas, Gjonbabas, Tudas, Gjergjevicë, Denas, Mazrekë, Brozdovec, Gjinikas, Protopapë, Peshtan, Osojë, Kodras).
Fideri 1, N/St Pogradec, pa energji 317 abonentë në zonën Verdovë.
Fideri Potozhan, N/St Guri i Kuq, pa energji 1983 abonentë në zona rurale dhe rurale të thella.
Ekipet ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për riparimin e defekteve.
Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë në gjendje pune.
Hidrovori Pogradec (Fideri 8-18, Përpunim Druri, N/St Pogradec) funksionon normalisht.


