TIRANË- Të enjten në orën 20:45 në ‘PGE Arena’, në Varshavë. Kombëtarja do përballet në gjysmëfinalen play-off kundër Polonisë.
Kjo sfidë është një përballje teke, e cila do të ofrojë vetëm një biletë për më tej. Trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti në konferencë për mediat u shprehën se janë gati për të sfiduar një kundërshtar si Polonia.
Ata theksuan se përballja ndaj Polonisë është e vështirë, por kuqezinjtë zbresin në fushë për të fituar.
Trajneri Sylnvinho mes tjerash përballjen me Poloninë e konsideroi si një prej sfidave më të rëndësishme në karrierën e tij.


