Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PDK të sjellë alternativë të re”/ Hoxhaj: Të dalim në zgjedhje si të vetëm përballë sjelljes Osmani-Kurti

schedule17:08 - 25 Mars, 2026

schedule 17:08 - 25 Mars, 2026

Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nëse vendi do të shkoj apo jo në zgjedhje, konfiguracioni politik në Kosovë po ndryshon.

Presidentja Osmani, mandati i të cilës përfundon më 4 prill është në terren prej ditësh, në takim me qytetarët, sipas saj për ti shprehur mirënjohjen për mbështetjen, ndërsa sipas analistëve politik në vend për të shtruar rrugën e futjes së saj sërish në politikë.

Diskutimet janë për një rikthim të saj në LDK, edhe pse aty ka zëra kundër të politikanë veteranë si Avdullah Hoti, për të mos e pranuar më nën siglën e tyre.



Kjo bënë që PDK, për momentin parti e dytë në vend, të rrezikoj të bjeri në renditje.

Po cili është qëndrimi i pdk përballë krizës politike në vend.
Nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj për ABC News deklaroi se Kurti dhe Osmani sollën në vend politikën e drejtuar për interesa personal.

“Ajo që po ndodh në Kosovë jo vetëm dy javët apo dy muajt e fundit, por shtatë vitet e fundit, prej kur zoti Kurti dhe zonja Osmani fituan zgjedhjet e 2019 tregon që Kosova ka hyrë në një periudhë të jostabilitetit politik, të paqartësisë dhe polarizimit politik dhe betejat që ata në të kaluarën i kanë pasur me opozitën, tani janë beteja që i kanë me njëri tjetrin, tregon që kjo klasë politike qëndron në politik për poste dhe ego personale. Ata nuk kanë asnjë kauzë politike.”

Sipas tij, në këto kushte është më e arsyeshme që vendi të kaloj edhe njëherë një proces zgjedhor, gjatë të cilit pdk duhet të punojë më shume për të sjellë një alternativë tjetër, nga zgjedhjet e fundit.

Ai pati edhe një përgjigje për kalkulimet e partisë për të mos votuar Glauk Konjfucën si president, ç’ka automatikisht do ta nxirrte Osmanin nga loja.

“Detyra e PDK është që ta ofroj një alternativë krejt tjetër për realitetin, ta bëjmë një politik që është jashtë një bashkëpunimi të zakonshëm politik dhe të shohim sa mund të kemi mbështetje prej qytetarëve të Kosovës.

Nëse ne e ndjekim një rrugë, që jemi poli i vetëm, blloku i vetëm, alternative e vetme dhe zëri i vetëm alternativë, do të ishte më e qartë për votuesit që ta shohin pdk si shpresë për të ardhmen, SESA BASHKËPUNIMI AFATSHKURTË PËR TI SHËRBYER PUSHTETIT.”

PDK mori vetëm 22 deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, edhe pse në to doli me një kandidat për kryeministër dhe kryetar të ri partie: Bedri Hamza, i cili gjithësesi nuk solli asnjë ndryshim në rezultate.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!