Arrestohet një 24-vjeçar në Kamëz, që kreu 4 vjedhje në lokale dhe banesa .
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
-me datë 03.03.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Xh. Sh;
-me datë 27.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme në kioskën e shtetases P. Gj;
-me datë 23.02.2026, ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. Ç;
-me datë 02.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe 3 aparate celular në banesën e shtetasit A. Xh.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.


