Ekspertët por edhe drejtuesit e kompanive të mëdha në botë kanë kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë për konfliktin në Lindjen e Mesme ose ekonomia globale do të pësoj goditje.
Ata theksojnë se nëse nuk gjendet një mundësi për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit para datës 1 prill atëherë bota do të përfshihet nga një krizë energjitike.
Këto janë parashikimet më pesimiste të bëra ndonjëherë ndërsa çmimet e naftës kanë arritur në nivele të papara prej vitesh dhe zinxhirët e furnizimit të biznesit global në të gjithë sektorët e ekonomisë u mbyllën nga mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit.
Drejtori ekzekutiv i,United Airlines Scott Kirby tha se parashikon që çmimi i naftës të arrijë në 175 dollarë dhe të mbetet mbi 100 dollarë deri në vitin 2027. drejtori ekzekutiv i linjës ajrore shtoi se ka të gjitha arsyet për të filluar të paktën planifikimin për të si një realitet të mundshëm.
Ndërsa disa kompani kanë disa skenarë për konfliktin një rihapje të Ngushticës së Hormuzit deri në fund të marsit, një që është më afër mesit të vitit, ose në skenarin më të keq, një mbyllje që shtrihet deri në fund të viti
John Kilduff, eksperti i njohur në fushën e energjisë thotë se nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri në fund të marsit, Këto mungesa do të çonin në një krizë energjie globale duke përkeqësuar kushtet ekonomike.
Edhe nëse situata e Ngushticës së Hormuzit zgjidhet, në treg pritet që një prim i shtuar rreziku do të qëndrojë në çmimet e naftës, pasi vendet e tjera të Lindjes së Mesme kanë mbyllur prodhimin, objektet në të gjithë Lindjen e Mesme janë dëmtuar dhe do të duhet pak kohë për të rikthyer prodhimin në nivelet e mëparshme. Ky afat kohor zgjatet sa më shumë dëme u shkaktohen operacioneve të naftës dhe gazit. Një sulm iranian që shkatërroi 17% të kapacitetit të eksportit të gazit natyror të lëngshëm të Katarit mund të zgjasë tre deri në pesë vjet për t’u riparuar plotësish.
Edhe nëse situata qetësohet, ekspertët theksojnë se do të jetë një proces shumë i kujdesshëm dhe me hapa të ngadaltë rikthimi në çmimin 70 ose 60 dollarë për fuçi.


