Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla: Opozita gjithmonë e mirëpritur që të kontribuojë dhe të luajë rolin e vet në Kuvendin e Shqipërisë, por nuk mund të mbajë peng reformat në parlament. Opozita në dy komisionet për territorialen dhe zgjedhoren, patën të gjitha të drejtat e tyre. Uroj që edhe për ligjin për referendumet të bëjë rolin e vet. Ftesa dhe thirrja ime për opozitën është që të distancohet nga dhuna dhe këtu u rikthehem mesazheve shumë të qarta të Parlamentit Europian, pashë që nga njëra anë mbahej flamuri gjerman dhe nga ana tjetër hidhnin molotov. Unë jam kundër faktit që duhet të heqim para nga pensionet dhe pagat e punonjësve të shtetit dhe të tjerëve dhe të paguajmë dëmet që shkaktohen.
“Opozita të distancohet nga dhuna”/ Balla: Të luajnë rolin e vet në Kuvend, të mos mbajnë peng komisionet
schedule13:06 - 24 Mars, 2026
schedule 13:06 - 24 Mars, 2026
