Deputetët serbe shkaktuan incidente në sallën e Kuvendit, duke bllokuar foltoren e kryeparlamentarit Ivan Brajoviç, ndërsa nuk munguan thirrjet për luftë, fyerje të rënda dhe tentime për përplasje fizike.
Tensionet në Parlametin e Malit të Zi kanë ardhur pas diskutimeve të ligjit për Liritë Fetare.
Një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e tij që ishin në luftërat e viteve të 90 dhe ato të 99, siç tha ai.
Debati në Parlamentin Malazez për Ligjin për Lirinë e Fesë përfundoi mbrëmje e kaluar rreth orës 20:00, ku ligji mori dritën jeshile. Në fjalën e tij përmbyllëse, Kryeministri Dusko Markoviç paralajmëroi anëtarët e Frontit Demokratik të opozitës të mos kërcënojnë dhe i hodhi poshtë kërcënimet si të padenjë.
/abcnews.al