Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Referendumi”, Mile: E qëllimshme nga Rama, tenton të zhvendosë vëmendjen!/ Kthupi: Veshje juridike e autoritarizmit partiak

schedule21:01 - 23 Mars, 2026

schedule 21:01 - 23 Mars, 2026

Në Asamblenë e PS, kryesocialisti Rama propozoi referendumin popullor, që sipas tij do të prezantohet në këtë sesion parlamentar. Gjithashtu në propozimet e tij, ishte edhe reduktimi i numrit të deputetëve nga 140 në 100.

Juristi Rezart Kthupi tha se kjo është veshje juridike e situatës së njëjtë në partitë kryesore, ajo e autoritarizmit.

“Sot ke dy parti të mëdha që janë autoritare. Këto dy parti, edhe pse ndryshon sistemi, produkti do të jetë po njësoj, sepse është mendësia e partive që përcillet në parlament. Sa kohë autoritarizmi brenda partive do të mbesë, produkti është njësoj; nuk mund të marrësh mollë te njëri e dardhë te tjetri. Kjo situatë në partitë do të reflektohet në çdo institucion; është veshje juridike e të njëjtës situatë faktike.”



Pedagogu Klementin Mile shtpi se ideja e referendumit e ndihmon Ramën të zhvendosi vëmendjen nga problemet aktuale në parti dhe qeveri. Mile e cilësoi të qëllimshme këtë lëvizje të Ramës.

“Referendumi është në dy plane: si strategji – çfarë realizon kjo gjë. Vetë fjala “referendum”, Ramën e ndihmon që të zhvendosë vëmendjen nga disa probleme që ka pasur me SPAK-un, drejtësinë, ambasadat dhe integrimin në BE. Narrativa ishte jo e favorshme për të, madje aspak e favorshme, aq sa krijoi shpesh herë mbledhje kryesie e grupi parlamentar. Është shenjë e një varke të anuar nga një anë.

Rama do të jetë simbol dhe garant i normalitetit. Referendumi, si temë që hidhet, synon të ndryshojë narrativën: mos të flasim më për Ballukun, për SPAK-un, por të flasim për referendumin. I duhet kjo heqje vëmendjeje Ramës, është e qëllimshme. Nëse pushteti fokusohet vetëm te individi, atëherë ky është problem që kemi; a e rregullon një senat, kufizimi i mandateve? Më shumë e rëndësishme është të diskutojmë formën sesa numrat.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!