Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS u ndal te rritja e çmimit të naftë, për të cilin ritheksoi se për këtë arsye është mbledhur edhe Bordi i Transparencë. Gjithashtu Rama tha se do të mbështeten së pari pensionistët pasi ata e vuajnë më shumë impaktin mbi çmimet.
“Siç kemi mësuar nga ato që ndodhin larg nesh, jetojmë në një botë të lidhur në zinxhirin e vet ekonomik saqë çdo krizë larg nesh projektohet edhe tek ne. E kam fjalën për atë që po shfaqet si impakt i drejtpërdrejt të luftës së SHBA dhe Izraeli i kanë hapur regjimit kriminal të Teheraniy. Impakt në të gjitha pompat e furnizimit me naftë e benzinë. Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje dhe për këtë arsye kemi vendosur Bordin dhe kemi marrë vendim që për çdo ditë ku çmimi do kërcejë mbi tavanin e 220 lekë do ketë ulje me 20 % të akcizës së naftës. Fatmirësisht jemi në kushte kur kemi një borxh dhe deficit jo vetëm nën kontroll por edhe të ulët që na mundëson të kemi hapërisë për të mos lënë vetëm askënd, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë”, tha ndër të tjera ai.
12:07- “Së shpejti formojmë Entitetin Shtetëror”, Rama: Monitorim tregut, asnjë spekulim me çmimet
Në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama njoftoi formimin së shpejti të një Entiteti Shtetëror, i cili sipas tij do të monitorojë tregun me qëllim moslejimin e asnjë spekulimi me çmimet.
“Nga ana tjetër kemi deklaruar më parë dhe jemi në fazë të avancuar të formësimit të një Entiteti shtetëror që do ndërhyjë ne tregun e naftës, do krijohet së shpejti dhe do marrë përsipër një veprimtari që do të shkojë nga garantimi i rezervës shtetërore te monitorimi i tregut dhe edhe te sigurimi i furnzimit për të mos lejuar asnjë spekulim me çmimet. Jemi në fund të një procesi që do materializohet në një apo dy muajt në vijim për të futur kompononte të ri në tregun e naftës që do sjellin rezultate të shpejta edhe në aspekt të evazionit dhe kontrabandës së naftës. Njëri është produkti i kompanie publike Albtrejs për ngjyrimin dhe ndjekjen në kohë reale të qarkullimit të naftës”, tha ai.
Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke hapur një fazë të re organizimi dhe komunikimi në të gjithë vendin.
Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama theksoi se procesi do të jetë i hapur dhe i fokusuar te qytetarët, me synimin për të arritur një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e mëparshme. Ai nënvizoi se puna do të mbështetet mbi analizat e deritanishme dhe angazhimin në terren, ndërsa theksoi rëndësinë e adresimit të çështjeve kryesore që, sipas tij, shpesh deformohen nga debati mediatik.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se historia do të mbajë mend vetëm një emër dhe ai do të jetë i Partisë Socialiste
“Prandaj shumë cka që nuk shkon më vjen keq ta them për ata që e kërkojnë nga ne dhe më vjen mirë ta them pë rata që na akuzojnë, nuk ka të bëjë me ne. E kemi dorëzuar shpatën e gjyqësorit te pushteti gjyqësor. Kemi qeverinë e vendit, por nuk kemi qeverinë e drejtësisë. Ne jemi këtu vetëm për të bërë durim të madh, durim strategjik në funksion të gjithë vizionit tonë për transformimin e drejtësisë. Institucionet demokratike ndryshe nga fëmijët nuk rriten aq shpejt. Një fëmije i duhen 20 vjet, po të themi 18 vjet, institucioneve i duhen shumë më tepër dhe shteteve shumë më tepër. Sot ne, frymëzuesit, mbështetësit e reformës në drejtësi, jo vetëm që flasim gjëra të tjera nga ato që mund të flisnim nëse do ishte bërë 35 vite më parë reforma, por dëgjojmë edhe shumë gjëra që nuk na takojnë”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partia Socialiste se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian po vijon pa ndërprerje. Ai theksoi se negociatat nuk janë ndalur “asnjë sekondë” dhe se raportet e institucioneve europiane janë pozitive për vendin, ndërsa shprehu bindjen se Shqipëria do t’i mbyllë negociatat brenda mandatit të qeverisë së tij.
Rama nuk kurseu kritikat ndaj opozitës, duke i akuzuar për keqinformim të publikut dhe përpjekje për të penguar rrugën europiane të vendit.
“Tjetra që është shumë e rëndësishme që ne duam ta komunikojmë me publikun, pasi nuk është vetëm një çështje teknike, ne e ngritëm çështjen e anëtarësimit në BE, në një çështje mes nesh dhe atyre që kishim nga mbrapa, që pretendonin se do na kapnin këmbët dhe do na rrëzonin. Është shumë e bukur se si është kthyer përmbys historia. Deri dje dilnin dhe thonin se kjo është imagjinare dhe nuk ka për të ndodhur kurrë dhe papritur para disa javës u hodhën të gjithë nëpër tenxhere, duke thënë se sa ishim te dera na i prishën.”, tha ai.
Kryeministri Rama nga Durrësi foli për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë duke u ndalur edhe te ligji për referendumet.
Kryeministri theksoi se ligji për referendumet është një ligj i munguar duke njoftuar se brenda këtij sesioni ky ligj është i realizueshëm.
“Disa reforma të rëndësishme për të cilat duhet të flasim me njerëzit në këtë proces që nisin nga sot deri në fund të prillit dhe më pas deri në fund të qershorit që konsolidohet me përfundimin e të gjithë zgjedhjeve në PS. Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë, 10 legjislatura kanë hyrë e kanë dalë. Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet sepse ka edhe tema të tjera që duhet ti vendosim përpara shqiptarëve dhe t’i lëmë të thonë se kush eshte me ke… Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se për reformë zgjedhore do të adresohen rekomandimet e OSBE.
“Së dyti, kemi folur për ligjin organik për funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi i ka deputetët pa status I ka të pa majftueshme burimet me të cilat funksionon, nuk ka as shtëpi. Këshuqe, të gjitha këto duhen bërë dhe duhen bërë tani. Mbase nuk përfundon brenda këtij mandati, por është e domosdoshme të nisë pa kaluar gjysma e këtij mandati. Kemi vënë para nesh detyrën për një reformë territoriale që s’mund të qëndrojë e mbyllur në guackën e një komisioni. Ka ardhur koha të diskutohet, ta diskutojmë ne me njerëzit në territor. Ka nevojë, për fjalë për fantazi e shpifje që kanë nisur të qarkullojnë për t’ju kundërvënë reformës”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar nevojën për rritjen e transparencës dhe informimit të qytetarëve lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se ky proces lidhet drejtpërdrejt me jetën e përditshme të tyre.
Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se vendi ende përballet me sfida të rëndësishme, veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore, ku sipas tij rezultatet janë ende larg standardeve të kërkuara për mbylljen e kapitujve të negociatave me BE-në.
“Të rrisnim në komunikimin dhe informimin për të gjithë procesin tonë për negociatat në anëtarësimin në BE. Të përcjellim të gjithë këtë material në territor. Njerëzit duhet t’i mbajmë sa më të informuar, sepse i gjithë ky proces lidhet me jetën tonë të përditshme. Një shembull, BE ka çuar një mision monitorimi, të një sërë pikash ku prodhohet dhe përpunohet qumështi dhe mishi, rezultatet janë larg rezultateve që na bëjnë me një vend që të mbyllet kapitulli për sigurinë ushqimore. Për këtë ka nevojë për një informimin dhe një mirëkuptim”, tha kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partia Socialiste se Shqipëria ka arritur të renditet e 9-ta në nivel global për sigurinë kibernetike, falë një sistemi mbrojtjeje të fortë.
Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për të përforcuar teknologjinë e Kuvendit pas sulmit kibernetik, i cili nuk shkaktoi dëme, por sipas tij duhet adresuar menjëherë.
“Kemi nevojë që të forcojmë Kuvendin për teknologjinë. Sulmi kibernetike për Kuvendin nuk bëri ndonjë dëm, por kjo duhet adresuar menjëherë. Ndërkohë që Shqipëria u rreshtua e 9-ta për sigurinë kibernentik, sepse realisht kemi siguruar një sistem mbrojtjeje shumë të mirë. Kemi një domosdoshmëri të madhe për të kuptuar që procesi jonë i integrimit është i lidhur me përditshmërinë tonë. Kemi ngritur një komision të etikës, me drejtimin e Lindita Nikollës, dhe duhet të qëmtoje në territor të gjitha ato fenomene që ne duhet t’i luftojmë në gjirin e administratës, ashtu sikurse është e lidhur me nivelin e inspektimeve”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama theksoi se zgjedhjet e reja vendore duhet t’i kthejnë Diasporës vëmendjen që meriton. Gjithashtu Rama bëri të qartë se nuk do ketë asnjë kandidat që të marrë miratim për kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta.
“Në ndërkohë që gjërat nuk shkojnë mirë, unë besoj se kemi të gjitha arsyet të mendojmë që turizmi do të shkojë shumë mirë. Dhe është e domosdoshme që të gjithë të jenë të mobilizuar në këtë drejtim sepse Shqipëria është turistike kudo. Duhet të vendosim në lëvizje vetveten për të mbushur sa mundemi hendekun e krijuar hendekun e Tiranës. Zgjedhje e reja vendore janë momenti për t’i kthyer Diasporës vëmendjen që meriton me fakte, jo me takime e festa që janë të mira e të nevojshme dhe ka dy elementë që të gjithë i kanë në dispozicion, paketa e maleve dhe linjat e kredisë të Bankës së Shqipërisë së bashku me burime të tjera financimi për të ndërtuar ndërmarrje të përbashkët mes bashkive dhe grupeve të interesit në fshat. E rithem që nuk do kete asnjë kandidat që të marrë miratim për kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta”, tha Rama.
Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, në Durrës kryesocialisti Rama njoftoi një tjetër iniciatëve me qëllim mbështetjen e ndërrmarrjeve të vogla e të mesme, ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’!
“Ndërkohë po përgatisim një tjetër program që quhet “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, për ti dhënë gjithë shqiptarëve mundësinë që kanë ngritur një ndërmarrje të vogël në territor dhe që tani janë gati të shkojnë më tutje por I mungojnë instrumentet financiarë, mundësinë që ti financojnë këto ndërmarrje. Është një iniciativë që e lancojmë së shpejti. Këtu kam parasysh të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që do mbështeten nga ky instrument i ri financiar, dhe kjo është tjetër rrugë për t’iu kthyer shqiptarëve në diasporë atë vëmendje që kanë nevojë. Je një shqiptar që jeton jashtë dhe ke një tokë në fshat, eja”, tha ai.
12:58- “Rritet fuqia e prefektëve”/ Rama: Do ketë 12 zëvendësministra të brendshëm në territor
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë njoftoi një rritje të fuqisë së prefektëve, duke i kthyer ata në 12 zëvendësministra të brendshëm në territor. Sipas Ramës, kjo masë synon të forcojë mbështetjen e qeverisë në nivel lokal dhe të sigurojë që prefektët të mos jenë thjesht “firmëtarë”, por aktorë aktivë në zbatimin e politikave.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se trendi i kthimeve në qytete si Berat po rritet dhe se Shqipëria po bëhet një vend më i favorshëm për ata që angazhohen seriozisht, ndërkohë që qeveria do të shtojë kapacitetet e emergjencave civile dhe flotën e zjarrfikësve, duke prodhuar edhe makinat e inspektimeve në vend.
“Trendi i kthimeve ka nisur. Gjërat kanë nisur aq mirë, Berati është qyteti ku ka më shumë kthime se sa largime, jo sipas meje, por sipas disa studimeve të bashkuara. Në të gjitha pjesët territorit trendët kanë nisur të ndryshojnë, sepse është e qartë, që Shqipëria është shumë e mirë, për ata që vënë më punë mendjen e tyre, dhe nuk është e mirë për ata që duan të rrinë në organizatën e molotovarëve. Perfektët do të marrin një fuqi tjetër, nuk do të rrinë ata që do rrinë vetëm të firmosin. Perfektët do jenë 12 zëvendësministra në territor, do jenë një ndryshim dhe mbështetje e madhe për qeverinë në territor. Po ashtu do të ndryshojmë emergjencat civile, do të shtojmë flotën e zjarrfikësve në Shqipëri. Jo vetëm zjarrfikëset, por të gjitha makinat e inspektimeve ne do i prodhojmë në Shqipëri, jo vetëm në vitin 2035, por kemi nisur porositjen që të tani”, tha Rama.
Në përfundim të pjesës së parë të mbledhjes së Asamblesë së PS në Durrës, kryeministri u ndal tek 3 reflektime që sipas tij i cilësoi si të domosdoshme.
Rama iu përgjigj të gjithë kritikëve se në Shqipëri marrin pjesë në total 85 % duke nënvizuar se shqiptarët kanë treguar se janë lojtarët më të mirë të sportit të politikës. Gjithashtu bëri të ditur se shifra e grave në PS duhet të shkojë në 50 %, ndërsa si mesazh të fundit theksoi se Tirana duhet të arrijë me çdo kusht në nivele më të larta.
“Fond në mbështetje për të gjitha emergjencat civile. Jemi afër një sezoni ku fillojnë zjarret dhe kemi ndërtuar një strukturë ndryshe për mënyrën se si do përballohen pasojat. Do bashkëpunojë me Ministrinë e Bujqësisë apo bashkitë. Dua të nënvizoj se të gjitha këto duhet të jenë pjesë e narrativës për raste krize. Sot nisim fushatë brenda PS dhe për PS në funksion të njerëzve dhe për të gjithë ato qëllime që ndajmë me njerëzit. Në fund dua të bëj 3 reflektime, së pari është mirë t’i mësojmë njerëzit me një fakt të thjeshtë në Shqipëri nuk ka rënie të interesit për të votuar siç thonë humoristët e tenxhereve që shfaqen si analistë në darkë dhe pas mesnate pasi marrin parë dalin e pinë. Në Shqipëri marrin pjesë 80 % e zgjedhësve. Në totalin e vet shkon 85 %. Shqiptarët janë lojtarët më të jashtëzakonshëm të sportit të politikës. Janë të stërvitur me politikën dhe e kuptojnë mirë se kush është kush. Dhe tjetra shifra e grave në PS 34 % dhe kjo është e pafalshme dhe këtë nuk ja fal sekretarit të përgjithshëm të PS që e quajti arritje…Ne do ta çojmë në 50 % dhe kjo çohet duke mos e pranuar që nuk ka gra dhe duke i imponuar të njëjtin numër një organizate ku një burrë i suksesshëm me vota nuk pranon të ketë 50 % gra. Ne nuk mund të kemi ambicie për të qenë ata që duhet të jemi duke pasur 34 % gra, duhet ta kapërcejmë këtë shifër me çdo kusht. Dhe e fundit, është pjesa e fundit e tabelës së klasifikimit në rezultatet e PS. Tirana, Lezha Shkodra dhe Kukësi. Shkodra dhe Lezha kanë bërë një hoë të jashtëzakonshëm nëse do kemi parasysh nga e nisëm. Tirana nuk mund të jetë aty, arsyet janë të ndryshme ka edhe një arsye të madhe që unë nuk dua t’i kthejmë sot por ne jemi PS e Shqipërisë dhe Tiranën duhet ta ngremë më lart se sa mesi i atij klasifikimi me çdo kusht”, tha ndër të tjera ai.
13:38- Asambleja e PS/ Rama ndryshon drejtuesit politikë në qarqe
Sipas informacioneve të siguruara nga ABC News, janë ndryshuar thuajse të gjithë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.
Lindita Nikolla në njësinë 1. Iris Luarasi dhe Edona Bilali në njësinë 3.
Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti në njësinë 4.
Erion Braçe, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj në njësinë 5.
Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino në njësinë 6.
Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu në njësinë 7.
Igli Hasani dhe Vilma Premti në njësinë 8.
Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka në njësinë 9.
Besfort Lamallari në njësinë 10.
Durrës: Blendi Klosi, ikën Emirjana Sako.
Lezhë: Ermal Nufi.
Dibër: Ulsi Manja.
Kukës: Erjon Malaj.
Gjirokastër: Mirela Kumbari.
Vlora: Bledi Çuçi.
Korçë: Niko Peleshi.
Pas përfundimit të Asamblesë së PS, Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi një deklaratë për mediat, tha se çfarë u diskutua dhe u vendos nga mbledhja e socialistëve:
“Miratuam planin e punës nga sot deri më 30 qershor, për punën e PS për zgjedhjet vendore. Anëtarësime të reja, sipas mbledhjes së PS, duhet të ketë 4 shtime të reja. Grupi rinor do të jetë më shumë pjesë e stafit tonë. U evidentuan në çdo qelizë dhe në çdo territor të Republikës së Shqipërisë rezultatet tona. PS pati një fitore spektakolare, nuk fituam vetëm mbi bastionet tona, por kemi fituar mbi 80% të të gjitha qendrave të votimit në të gjithë vendin. Qarqet dëshmojnë një rritje të punës sonë si parti. Në Tiranë duhet të kemi një strukturë më të fortë të organizuar, duke qenë se Tirana ka numrin më të madh të votave, është një territori, ku çdo anëtar i PS do të japë kontributin. PS në garën e ardhme elektorale PS synon që fitojë çdo bashki. 83 mandatet janë një fitore spektakolare. Jo vetëm për Tiranën, por edhe për gjithë Shqipërinë është shumë herët për të folur për emrat e kandidatëve. Të gjithë kryetarët e bashkive, që duan të rikandidojnë, por edhe ata që paraqiten si kandidatë të rinj, duhet të kenë një lidhje me popullin. Diaspora është një fitore shumë e rëndësishme e jona. Sa i takon diasporës ne do të ngremë strukturat tona, ku ne kemi pasur më shumë vota, në Greqi, Itali, Britani, SHBA dhe Gjermani”, tha ai.
/abcnews.al/


