Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”/ Gjykata Amerikane: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

schedule16:05 - 18 Mars, 2026

schedule 16:05 - 18 Mars, 2026

Një gjykatë federale në SHBA ka vendosur se më shumë se 1 mijë punonjës të Zërit të Amerikës duhet të rikthehen në punë, të rifillojë transmetimi dhe aktiviteti i plotë i institucionit.

Ky vendim vjen pasi rezulton se personi i zgjedhur nga Presidenti Donald Trump për të mbikëqyrur shkurtimet masive të vendeve të punës në Zërin e Amerikës ishte emëruar në mënyrë të paligjshme, duke i bërë shkurtimet e vendeve të punës të pavlefshme.

Zëri i Amerikës u krijua pas Luftës së Dytë Botërore si një nga instrumentet kryesore të SHBA për informimin ndërkombëtar. Pas marrjes së presidencës për herë të dytë, Trump e sulmoi median me pretendimin se po pengon dhe po sulmon qeverinë e tij.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!